Ndërlidhjet

Turqia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, së bashku me mbështetësit e tij duke përkujtuar të viktimat e një viti më parë, gjatë tentimeve të dështuara për grushtshtet.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, së bashku me mbështetësit e tij duke përkujtuar të viktimat e një viti më parë, gjatë tentimeve të dështuara për grushtshtet.

Parlamenti turk ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tre muaj.

Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, ishte marrë një vit më parë, pas tentimit të dështuar për grushtshtet.

Miratimi i kësaj mase erdhi pas ceremonisë që u mbajt në vikend për të shënuar përvjetorin e parë të tentimeve të dështuara të puçit, nga të cilat vdiqën 250 persona, kryesisht të paarmatosur.

Që prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në 20 korrikun e vitit të kaluar, më shumë se 50,000 persona janë arrestuar dhe 150,000 të tjerë janë pezulluar nga puna.

Qeveria i ka arsyetuar këta hapa, si mënyrë për t’u përballur me sfidat e sigurisë në Turqi, dhe të identifikojë mbështetësit e klerikut Fethullah Gulen, që akuzohet se ka qenë mbrapa tentimeve për puç.

Gulen i mohon këto akuza.

Duke folur përpara parlamentit, zëvendës kryeministri, Nurettin Canikl, ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme ka ndihmuar në krijmin e një ambienti të duhur ligjor, për të pastuar shtetin nga rrjeti i Gulenit.

Në deklaratat e tij të fundit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai do ta mbështeste kthimin në fuqi të dënimit me vdekje, në rast se do ta votonte parlamenti.

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG