Ndërlidhjet

Iran: Ushtari vret tre shokë, më pas edhe veten


Trajnimet ushtarake, Teheran
Trajnimet ushtarake, Teheran

Mediat iraniane kanë raportuar se një ushtar ka nisur zjarr afër shokëve të tij, duke i lënë të vdekur tre prej tyre, derisa ka lënduar edhe gjashtë të tjerë para se të kryente vetëvrasje.

Sipas agjencisë së lajmeve, Mehr dhe televizionit iranian, incidenti ka ndodhur derisa ushtarët ishin duke pushuar në një bazë ushtarake në Abyek, në veri të Teheranit.

Sulmi ka ndodhur pasi zyrtarët e lartë e kanë kundërshtuar kërkesën e sulmuesit për t’u transferuar në vendin e tij, është thënë sipas raportimeve.

Asnjëri nga ushtarët nuk është identifikuar.

Në shtator, një ushtar e ka vrarë veten pasi ka i ka vrarë tre shokët e vet.

Shërbimi ushtarak 24 mujor është i detyrueshëm për djemtë dhe vajzat nga mosha 19 vjeçare në Iran.

XS
SM
MD
LG