Ndërlidhjet

Arabia S. heton videon e një vajze me minifund


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Arabinë Saudite janë duke hetuar një vajzë të re, e cila ka shpërndarë në mediat sociale një video të vetes së saj të veshur me minifund dhe bluzë të shkurtër në publik.

Vajza, një modele me emrin "Khulood", shihet duke ecur përreth një fortese historike në Ushayqir.

Videoja ka ngjallur debat në mediat sociale. Disa kanë bërë thirrje për arrestimin e vajzës, për shkak të thyerjs së kodit strikt të veshjes, ndërsa të tjerët kanë lavdëruar “trimërinë” e saj.

Gratë në Arabinë Suadite duhet të mbulojnë gjithë trupin, përfshirë edhe kokën.

Policia fetare, e njohur si Komiteti për Nxitjen e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit, tha se është në dijeni për videon e vajzës me minifund dhe se është në kontakt me autoritetet përkatëse.

XS
SM
MD
LG