Ndërlidhjet

Irani i akuzon SHBA-të për sanksione “ilegale”


Mohammad Javad Zarif

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, dje e ka akuzuar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, për përpjekje për “helmim të atmosferës” me sanksione të reja, përkundër faktit se Teherani e respekton marrëveshjen atomike të vitit 2015.

Zarif ka vlerësuar se sanksionet e reja janë “ilegale” dhe i tha rrjetit CBS News, se ato paraqesin shkelje “të frymës” se marrëveshjes atomike.

Administrata amerikane dje e ka shpallur një rund të ri të sanksioneve kundër 18 individëve dhe entiteteve të ndërlidhura me programin balistik raketor të Iranit dhe aktivitetet e tjera ushtarake. Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi administrata kishte deklaruar se Irani po bashkëpunon me marrëveshjen bërthamore, e cila ishte nënshkruar me fuqitë botërore.

XS
SM
MD
LG