Ndërlidhjet

Podgoricë: Shtyhet procesi gjyqësor i të akuzuarve për komplot


Policia para ndërtesës së gjykatës në Podgoricë gjatë procesit të sotëm të 14 personave të akuzuar për grushtshtet
Policia para ndërtesës së gjykatës në Podgoricë gjatë procesit të sotëm të 14 personave të akuzuar për grushtshtet

Procesi gjyqësor i profilit të lartë në Mal të Zi i dy rusëve dhe 12 personave të tjerë të akuzuar për puç për ta penguar pranimin e këtij vendi në NATO, është shtyrë sot për shkak të kërkesës së mbrojtjes për zëvendësimin e prokurorit.

Gjyqtarja Suzana Mugosha, e ka shtyrë dëgjimin derisa kryeprokurori i shtetit të vendos lidhur me këtë kërkesë të mbrojtjes.

Të 14 personat e akuzuar në këtë proces, në mesin etyre dy rusë dhe dy liderë opozitarë në Mal të Zi, janë të ngarkuar me “krijimin e organizatës kriminale”. Personat rusë janë të akuzuar edhe për terrorizëm.

Në aktakuzë pretendohet se ata kishin planifikuar ta marrin kontrollin e Kuvendit të Malit të Zi, ta vrajnë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviq, dhe ta instalojnë një udhëheqje proruse për parandalimin e pranimit të Malit të Zi në NATO, raprton agjencia AP nga Podgorica.

Rusët e identifikuar si Eduar Shishmankov dhe Vladimir Popov, janë të dyshuar se e kanë koordinuar operacionin nga Serbia fqinje. Ata të dy nuk janë të arrestuar dhe procesi kundër tyre zhvillohet në mungesë.

Njëri prejtë akuzuarve, Andrija Mandiq, lider opozitar në Mal të Zi, tha sot se procesi gjyqësor është “proces i organizuar politik”.

Rusia e ka hedhur poshtë involvimin në komplotin e dyshuar.

Përkundër kundërshtimit të fuqishëm të Rusisë, Mali i Zi në muajin qershor të këtij viti është pranuar në NATO.

XS
SM
MD
LG