Ndërlidhjet

Christian Panucci – trajner i kombëtares së Shqipërisë në futboll


Pamje nga një ndeshje e kombëtares së Shqipërisë kundër Maqedonisë; futbollisti shqiptar Taulant Xhaka, me fanelë të kuqe, në duel me Gjorgjevin e Maqedonisë
Pamje nga një ndeshje e kombëtares së Shqipërisë kundër Maqedonisë; futbollisti shqiptar Taulant Xhaka, me fanelë të kuqe, në duel me Gjorgjevin e Maqedonisë

Ish-mbrojtësi italian në futboll, Christian Panucci, është caktuar sot për trajner të kombëtares së Shqipërisë në futboll, duke e zëvendësuar bashkëkombasin e tij, Gianni De Biasi.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, tha se Panucci, 44 vjeçar, është angazhuar për ta udhëhequr kombëtaren gjatë garave për Kampionatin Evropian në vitin 2020.

Christian Panucci, që ka luajtur për Milanon, Interin, Romën dhe Real Madridin, tha se “qëllim i tij i vetëm është që ta dërgoj Shqipërinë në finalet e Euros 2020”, raporton agjencia AP nga Tirana.

Si trajner, Panucci ka punuar si ndihmës i trajnerit italian, Fabio Capello, derisa ai ishte selektor i kombëtares së Rusisë.

Panucci ishte trajner edhe në klubet italiane, Livorno dhe Ternana.

Derisa trajner i kombtares shqiptare ishte Gianni de Biasi, Shqipëria ka luajtur në pjeësn finale të Kampionatit Evropian, që u zhvillua vitin e kaluar. Ishte kjo pjesëmarrja e parë e Shqipërissë në pjesën finale të Kampionatit Evropian.

XS
SM
MD
LG