Ndërlidhjet

Praga heq pllakën përkujtimore për marshallin sovjetik


Marshalli sovjetik, Ivan Konyev, duke iu adresuar qytetarëve të Pragës, më 1945.
Marshalli sovjetik, Ivan Konyev, duke iu adresuar qytetarëve të Pragës, më 1945.

Autoritetet komunale në Pragë të Çekisë kanë vendosur të heqin pllakën përkujtimore të një marshalli sovjetik, i cili ka marrë pjesë në çlirimin e qytetit në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Një zëdhënës i zyrës së kryebashkiakut tha se pllaka që nderon marshallin e Ushtrisë së Kuqe, Ivan Konyev, është hequr për shkak të "pasaktësive historike" në tekstin e saj.

Ai tha se memoriali do t'i jepet Muzeut të Qytetit të Pragës, edhe pse autoritetet janë të gatshme t'ua dhurojnë atë të afërmve të Konyevit në Rusi.

Më 5 maj të vitit 1945, banorët e Pragës janë ngritur kundër forcave pushtuese të Gjermanisë naziste.

Shumë shpejt, njësitet e Ushtrisë Çlirimtare Ruse i janë bashkuar luftës në anën e kryengritësve.

Më 8 maj, forcat gjermane kanë nisur të tërhiqen nga Praga, pasi kanë nënshkruar armëpushim me kryengritësit.

Më 9 maj, pasi Praga është pastruar pothuajse tërësisht nga gjermanët, atje kanë hyrë njësitet e Ushtrisë së Kuqe nën komandën e Konyevit.

Historianët çekë thonë se në mesin e trupave të Konyevit ka pasur forca të policisë sekrete sovjetike që kanë grumbulluar mijëra qytetarë çekë me reputacion anti-Bolshevik dhe i kanë dërguar ata në kampet sovjetike të punës.

XS
SM
MD
LG