Ndërlidhjet

Daçiq: Së shpejti do të qartësohet statusi i qendrës ruse në Nish


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se statusi i një qendre ruse në qytetin Nish do të qartësohet shpejt.

Daçiq i tha së përditshmes serbe "Veçernje Novosti" se Beogradi do të vendosë shpejt nëse do t'i japë ose jo statusin diplomatik stafit të Qendrës Humanitare Ruso-Serbe.

Ai tha se personalisht nuk e përkrah idenë.

Komentet e Daçiqit vijnë tri ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar nënpresidentin amerikan, Mike Pence, në Uashington.

Bisedimet e tyre kanë prekur edhe lidhjet e Serbisë me Rusinë.

Stafi në qendrën ruso-serbe ka thënë se dëshiron statusin e njëjtë diplomatik sikurse stafi i NATO-s në Serbi.

Kur kjo qendër është themeluar në vitin 2012, zyrtarët rusë kanë thënë se qëllim i tyre është të ndihmojnë në trajtimin e katastrofave natyrore dhe se nuk kanë qëllime politike.

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Britan Yee, ka thënë në muajin maj se qendra mund të ketë motive të tjera, si ndikimi në opinionin publik.

XS
SM
MD
LG