Ndërlidhjet

AP: SHBA do t’i ndalojë amerikanët të vizitojnë Korenë V.


Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se Shtetet e Bashkuara do t’i ndalojnë qytetarët e tyre të udhëtojnë në Korenë e Veriut.

Raportet vijnë pak javë pas vdekjes së Otto Warmbier, një student amerikan, i cili është dënuar me 17 muaj punë të vështirë në Korenë e Veriut, ndërsa ka ndërruar jetë pasi është liruar në gjendje kome.

Duke cituar zyrtarë që kanë folur në kushte anonimiteti, AP raporton se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, do të vendosë “kufizim gjeografik të udhëtimit” për Korenë e Veriut, që do ta bëjë të paligjshme hyrjen atje me pasaportë amerikane.

AP thotë se zyrtarët nuk janë të autorizuar të flasin publikisht përpara se të shpallet vendimi.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka bërë ende komente.

Dy agjenci udhëtimi që organizojnë turne në Korenë e Veriut - Young Pioneer Tours dhe Koryo Tours - kanë thënë se janë njoftuar me vendimin.

XS
SM
MD
LG