Ndërlidhjet

Në Shangai të Kinës sot temperatura arriti në 40.9 gradë Celsius


Ilustrim
Ilustrim

Qyteti Shangai në Kinë është përfshirë nga një valë tejet e nxehtë e motit, e cila sot ka arritur në 40.9 gradë Celsius, që paraqet temperaturë shumë të lartë dhe rekorde. Për këtë arsye, autoritetet thanë se kanë dhënë “alarm të kuq” për mot jashtëzakonisht të nxehtë, që e ka përfshirë pothuajse pjesën më të madhe të këtij vendi.

Temperatura të larta në këtë qytet, që është me numrin më të madh të popullsisë në Kinë, po mbretërojnë tash e dy javë, por dita e sotme ishte më e nxehta prej se ishte krijuar një stacion meteorologjik në vitin 1872, tha Zyra për mot në këtë qytet.

Spitalet në këtë qytet kanë informuar për numër të shtuar të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e ndërlidhura me motin e nxehtë, kanë raportuar mediat shtetërore, ndërsa kopshti zoologjik ka sjellur blloqe të mëdha të akullit në vendet e shtazëve, për t’i ndihmuar në përballimin e nxehtësisë së lartë, raporton agjencia AFP nga Shangai.

XS
SM
MD
LG