Ndërlidhjet

Futboll: Shkëndija dhe Skënderbeu kualifikohen për xhiron e 3-të


Pas ndeshjeve të kthimit të xhiros së dytë të kualifikimeve për Ligën Evropiane në futboll, skuadrat Shkëndija (Maqedoni) dhe Skënderbeu (Shqipëri), ia dolën të kualifikohen për xhiron e tretë.

Shkëndija e Tetovës kundër Helsinkit të Finlandës si mysafire doli baras 1:1, kështu që u kualifikua për xhiron e tretë, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat 3:1.

Shkëndija ka mbetur e vetmja skuadër në këtë garë nga Maqedonia, pasi Rabotniçki i Shkupit është eliminuar nga Dinamoja e Minskut të Bjellorusisë.

Skënderbeu në Korçë fitoi kundër ekipit Kairat të Kazakistanit me rezultat 2:0. Duke pasur parasysh se në takimin e parë ndeshja kishte përfunduar baras me rezultat 1:1, Skënderbeu kaloi në xhiron e tretë të kualifikimeve për Ligën Evropiane, ndeshjet e së cilës zhvillohen më 27 korrik dhe 3 gusht.

XS
SM
MD
LG