Ndërlidhjet

SHBA: Ish-ylli i futbollit Simpson do të lirohet nga burgu


O.J. Simpson në burg duke e ndjekur dëgjimin e djeshëm lidhur me kërkesën e tij për lirim të parakohshëm
O.J. Simpson në burg duke e ndjekur dëgjimin e djeshëm lidhur me kërkesën e tij për lirim të parakohshëm

O.J. Simpson, ish-yll i futbollit amerikan, është vendosur të lirohet, pasi i kaloi nëntë vjet burg për plaçkitje të armatosur dhe sulm me armë.

Ai para më se 20 vitesh, ishte liruar nga aktakuza për vrasje të ish-bashkëshortes së tij dhe shokut të saj, në procesin i cili konsiderohet se kishte pasur publicitet më të madh në Shtetet e Bashkura.

Një komision për amnisti në shtetin Nevada, dje ka vendosur që O.J. Simpson, 70 vjeçar, të lirohet pasi ta shërbejë minimumin e paraparë për veprën e kryer penale. Ai mund të lirohet më 1 tetor.

Simpson ishte në burgun në Nevada prej vitit 2008, kur ishte dënuar për plaçkitje të armatosur në një hotel në Las Vegas.

Ky dënim ishte bërë 13 vjet pasi Simpson ishte liruar nga aktakuza për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Nicole Brown Simpson, dhe shokut të saj, Ron Goldman.

Procesi për vrasje i trasnmetuar në televizion, ishte ndjekur me interesim të madh nga amerikanët, ndërsa lirimi i tij kishte shkaktuar kundërthënie. Në vitin 1997, një gjykatë civile gjeti se O.J. Simpson kishte përgjegjësi për vrasjet dhe urdhëroi që familjeve të të vrarëve tu paguaj një shumë prej 33.5 milionë dollarëve.

O. J. Simpson, gjatë karrierës së tij në 11 sezone në Ligën Kombëtare Futbollistike (NFL), kishte arritur shumë rekorde.

Më vonë ai kishte punuar në televizion dhe film dhe ishte komentator futbolli.

XS
SM
MD
LG