Ndërlidhjet

Putin - kundërthënie për komentet për gjuhën ruse dhe të minoriteteve


Vladimir Putin gjatë vizitës në një muze në Mari El
Vladimir Putin gjatë vizitës në një muze në Mari El

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka marrë kritika dhe lavdërime në Internet, për komentet lidhur me gjuhët e minoriteteve etnike në këtë vend.

Gjatë vizitës së djeshme në republikën Mari El, zoti Putin ka sugjeruar se rusët etnikë po detyrohen t’i mësojnë gjuhët e minoriteteve në rajonet që kanë popullatë të konsiderueshme minoritare.

“Është e palejueshme për ta detyruar dikë që ta mësojë gjuhën, që nuk është gjuhë amtare e tij ose e saj, e po ashtu, për t’i zvogëluar orët e mësimit të gjuhës ruse në republikat etnike të Rusisë”, tha Putin.

Shumë njerëz në Internet kanë diskutuar për komentet e Putinit dhe thanë se ato janë kundër parimit të federalizimit dhe do t’i shkatërrojnë përpjekjet nga shumë grupe etnike në Rusi, për t’i ripërtrirë gjuhët dhe kulturat e tyre.

Por, ka pasur edhe shumë të tjerë që i kanë lavdëruar komentet e Putinit, duke thënë se rusët etnikë nuk kanë nevojë t’i mësojnë gjuhët e tjera.

Afro 52% e 700 mijë banorëve të republikës Mari El, janë etnikë Mari dhe shumica prej tyre synojnë mbrojtjen e gjuhës së tyre, që ka prejadhje nga Urali.

XS
SM
MD
LG