Ndërlidhjet

Trump: Irani ballafaqohet me “konsekuenca serioze”


Ish-agjenti i FBI-së, Robert Levinson, që ishte zhdukur para më se 10 vitesh në Iran
Ish-agjenti i FBI-së, Robert Levinson, që ishte zhdukur para më se 10 vitesh në Iran

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka tërhequr vërejtjen Iranit, se ballafaqohet me “konsekuenca të reja dhe serioze” derisa të gjithë shtetasit amerikanë, që “janë burgosur padrejtësisht” në këtë vend, nuk lirohen dhe kthehen në shtëpitë e tyre, ka njoftuar mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Zoti Trump ka kërkuar nga Irani që ta liroj personin, Robert Levinson, ish-agjent i FBI-së, i cili ishte zhdukur para më tepër se 10 viteve të Iran, biznesmenin, Simak Namazi, dhe babain e tij, Baquer Namazi, dhe të “gjithë amerikanë e tjerë të burgosur padrejtësisht në Iran”.

“Për afro 40 vjet, Irani i ka shfrytëzuar burgosjet dhe rrëmbimet si mjet të politikës shtetërore, një praktikë që vazhdon deri në ditët e sotme me dënimin e personit, Xiyue Wang, me 10 vjet burg”, tha Shtëpia e Bardhë, duke iu referuar kërkuesit nga Princetoni, i cili është dënuar nga Irani javën e kaluar për spiunim.

XS
SM
MD
LG