Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Gjenerali Thomas: Programi në Siri nuk është ndalur për ta kënaqur Rusinë


Gjenerali i lartë amerikan, Tony Thomas, ka konfirmuar mbrëmë se agjencia CIA po e mbyll programin e vet për pajisjen dhe stërvitjen e kryengritësve, që luftojnë kundër ushtrisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, por i ka hedhur poshtë pohimet se kjo është bërë për ta kënaqur Rusinë.

Ishte “një vendin shumë i vështirë”, por “absolutisht jo lëshim ndaj rusëve”, tha shefi i operacioneve speciale të Shteteve të Bashkuara në Siri, gjenerali Thomas, në një forum të sigurisë kombëtare në Aspen të Kolorados.

Sipas tij, disa kritikë të programit të CIA-s kishin konkluduar se kryengritësit nuk kishin gjasë për ta larguar nga presidenca Assadin, që është aleat i Rusisë.

Ky program kishte filluar në vitin 2013, si një përpjekje e presidentit të atëhershëm, Barack Obama, për përmbysjen e Assadit, por ai kishte prodhuar pak sukses. Gjatë këtij programi ishin sëtrvitur dhe armatosur mijëra luftëtarë kundër Assadit.

Agjencia CIA ka refuzuar të bëjë koment zyrtar për vendimin për ndaljen e programit, për të cilin fillimisht kishte raportuar e përditshmja, Washington Post.

XS
SM
MD
LG