Ndërlidhjet

Abbas i ka ngrirë kontaktet me Izraelin


Palestinezët duke ikur pasi policia izraelite dje hodhi gaz lotsjellës kundër tyre në Jerusalem

Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë mbrëmë vonë se i ka ngrirë të gjitha kontaktet me Izraelin, pas dhunës së djeshme vdekjeprurëse, derisa Izraeli i ka implementuar masat e shtuara të sigurisë në një vend të shenjtë të kontestuar në Jerusalem.

Zoti Abbas tha se raportet në të gjitha nivelet do të mbeten të suspenduara derisa Izraeli t’i tërheq masat e sigurisë rreth kompleksit, i cili komnsiderohet i shenjtë si nga myslimanët, ashtu edhe nga hebrejntë.

Besimtarët myslimanë nuk kishin hyrë në kompleks, për shkak të masave të reja të sigurisë nga ana e Izraelit, por kishin qëndruar jashtë kompleksit nëpër mot të nxehtë, në shenjë proteste.

Autoritetet raportuan se falja e besimtarëve ishte kryesisht paqësore më herët gjatë ditës së djeshme, por Ministria palestineze e shëndetësisë, më vonë tha se tre palestinezë ishin vrarë, pasi kishin shpërthyer përleshjet ndërmjet forcave izraelite dhe protestuesve.

Mbrëmë vonë, autoritetet izraelite kanë raportuar se një palestinez i ka therrë për vdekje tre izraelitë brenda një vendbanimi në Bregun Perëndimor.

XS
SM
MD
LG