Ndërlidhjet

Djali i liderit taliban u vra derisa ndërmori sulm vetëvrasës


Pamje nga qarku Gereshk në Afganistan ku shumë sipërfaqe janë të mbjellura me bimë për prodhim të drogës
Pamje nga qarku Gereshk në Afganistan ku shumë sipërfaqe janë të mbjellura me bimë për prodhim të drogës

Abdur Rahman, djali i liderit taliban afgan, Mullah Haibatullah Akhundzada, është vrarë para dy ditësh, duke kryer sulm vetëvrasës në provincën Helmand, në pjesën jugore të Afganistanit, ka konfirmuar sot një zëdhënës i talibanëve.

Abdur Rahman, 23 vjeçar, i njohur edhe si Hafiz Khalid, u vra duke e drejtuar makinën e mbushur me eksploziv në një bazë të madhe të forcave të sigurisë afgane në qarkun Gereshk, në mëngjes të ditës së entje, i tha agjencisë DPA, zëdhënësi taliban, Zabibullah Mujahid.

Mullah Haibatullah u bë lider i talibanëve afganë, pasi lideri i mëparshëm, Mullah Akhtar Mohammad Mansour, ishte vrarë nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara në Pakistan, në maj të vitit 2016.

Një zyrtar qeveritar tha se autoritetet afgane po zhvillojnë hetime për këtë incident dhe se nuk mund ta konfirmojnë vrasjen e Abdur Rahmanit.

Ekstremistët talibanë aktualisht e kanë nën kontroll një sipërfaqe prej 80% të provincës Helmand, ku mijëra hektarë janë të mbjellur me drogë, ndërsa shitja e saj ju sjell talibanëve miliona dollarë.

XS
SM
MD
LG