Ndërlidhjet

Poloni: Presidenti ka vërejtur të meta në legjislacionin kundërthënës


Pamje nga protestat kundër legjislacionit për sistemin gjyqësor në Varshavë të Polonisë
Pamje nga protestat kundër legjislacionit për sistemin gjyqësor në Varshavë të Polonisë

Andrzej Lapinski, zhëdhënës i presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, tha se presidenti ka parë të meta në legjislacionin kontestues të miratuar nga Senati, me të cilin politikanët do të kenë ndikim të rëndësishëm në gjykatën më të lartë në këtë vend.

Zoti Lapinski, megjithatë, nuk ka thënë nëse presidenti do ta refuzoj legjislacionin ose do të kërkoj mendimin e Gjykatës Kushtetueese.

Ai vetëm tha se Duda ka parë joharmonizim ndërmjet dy artikujve të legjislacionit lidhur me emërimin e shefit të Gjykatës Supreme.

Senati i Polonisë sot e ka miratuar legjislacionin, i cili ishte sponzorizuar nga partia në pushtet, që vlerësohet se është populliste.

Presidenti Duda tash i ka 21 ditë afat që me nënshkrimin e tij këtë dokument ta shndërroj në ligj.

Me këtë legjislacion parashihet shkarkimi i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, me përjashtim të atyre që janë mirtuar nga presidenti, dhe i mundëson presidentit autoritet për rregullimin e gjykatave.

Liderët e Bashkimit Evropian e kanë kritikuar këtë legjislacion, pasi konsiderojnë se me të dëmtohet pavarësia e sistemit gjyqësor dhe kërcënohet sundimi i ligjit.

Dhjetëra mijëra polakë kanë dalur dje në rrugët e Varshavës për ta kundërshtuar këtë legjislacion.

XS
SM
MD
LG