Ndërlidhjet

Trump: Aeroplanbartësi i ri është “mesazh për botën”


Pamje e aeroplanbartësit USS Poter të Marinës së Shteteve të Bashkuara
Pamje e aeroplanbartësit USS Poter të Marinës së Shteteve të Bashkuara

Gjatë inaugurimit të aeroplanbartësit të ri amerikan, presidenti, Donald Trump, tha se ai dërgon “mesazh prej 100 mijë tonelatave për në botë” për forcën e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Mëtutje, gjatë inaugurimit të mbrëmshëm të aeroplanbartësit të ri, me emrin e ish-presidentit amerikan, Gerald Ford, zoti Trump theksoi se aleatët amerikanë mund të relaksohen, por armiqtë e Amerikës do të “tronditen nga frika”, kur ata ta shohin anijen e re.

Donald Trump vlerësoi se kjo luftanije, që ka kushtuar 12.9 miliardë dollarë dhe është ndërtuar për tetë vite, është një “punë e jashtëzakonshme moderne”.

Pjesëmarrja e presidentit amerikan në ceremoninë për luftanijen, USS Ford, në Norfolk të Virxhinias, në kuadër të javës me emrin, “Prodhuar në Amerikë”, është paraparë për promovimin e artikujve të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

“Fuqia amerikane është më e mira dhe ne po bëhemi gjithnjë e më të mirë, për çdo ditë të administratës sime”, tha Donald Trump.

Aeroplanbartësi i ri, me repart atomik, do t’i ketë afro 2,600 marinarë dhe pritet që të shërbej për 50 vjet.

XS
SM
MD
LG