Ndërlidhjet

Ambasadori Kislyak e përfundoi shërbimin në Shtetet e Bashkuara


Sergei Kislyak (djathtas) duke u përshëndetur me presidentin amerikan Donald Trump më 10 maj të këtij viti në Uashington

Ambasadori kundërthënës i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kislyak, dje është larguar nga Uashingtoni, pasi e ka përfunduar shërbimin e tij nëntëvjeçar si diplomati kryesor rus në shtetin rival në përmasa globale.

Ambasada e Rusisë në Uashington ka njoftuar se largimi i tij është pjesë e riemërimit të planifikuar të këtij diplomati 66 vjeçar.

Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, e kontrolluar nga shteti, e ka cituar një burim që ka thënë se lëvizja e ardhshme e zotit Kislyak mund të jetë që të bëhet anëtar i Këshillit të Federatës, i cili është Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë.

Ambasada e Rusisë në Uashington, në njoftimin e saj theksoi se, Denis Gonchar, zëvendës-shef i misionit, do të shërbej si i ngarkuar me punë, deri në emërimin e ambasadorit të ri.

Sergei Kislyak ishte i përfshirë në akuzat se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG