Ndërlidhjet

Afganistan: Dhjetëra civilë janë rrëmbyer nga talibanët


Pamje e pjesëtarëve të policisë afgane në provincën Kandahar
Pamje e pjesëtarëve të policisë afgane në provincën Kandahar

Së paku 70 fshatarë afganë janë rrëmbyer nga ekstremistët talibanë, gjatë një serie të sulmeve në provincën jugore Kandahar, kanë thënë policia dhe zyra e guvernatorit.

Abdul Raziq, shef i policisë në Kandahar, tha dje se “talibanët i kanë rrëmbyer 70 njerëz nga shtëpitë e tyre, përgjatë autostradës Kandahar – Tarinkot, ndërsa i kanë vrarë 7 prej tyre”, dhe ka shtuar se “trupat e të vrarëve janë gjetur nga fshatarët”.

Në raporte të ndryshme theksohet se 20 e deri në 30 fshatarë më vonë janë liruar ose kanë ikur, ndërsa afro 33 të tjerë mbeten të rrëmbyer.

Megjithqë formalisht askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto rrëmbime dhe vrasje, në shënjestër të ekstremistëve talibanë shpeshherë ishin zyrtarët qeveritarë dhe forcat e sigurisë, por ata janë të njohur edhe për rrëmbimin e civilëve, të cilët i kanë përdorë si pengje.

XS
SM
MD
LG