Ndërlidhjet

Afganistan: Policia në kërkim të fshatarëve të zhdukur pas rrëmbimit masiv


Një polic afgan në pozitë luftarake afër Kandaharit

Autoritetet afgane e kanë ndërmarrë një kërkim për afro 30 fshatarë të zhdukur, dy ditë pas rrëmbimit masiv në provincën jugore, Kandahar.

Abdul Raziq, shef i policisë në Kandahar, tha se janë rrëmbyer 70 njerëz nga shtëpitë e tyre, përgjatë autostradës Kandahar – Tarinkot, ndërsa i kanë vrarë 7 prej tyre, dhe ka shtuar se “trupat e të vrarëve janë gjetur nga fshatarët”.

Zëdhënësi i policisë së Kandaharit, Zia Durrani, tha se afro 30 vetë janë liruar sot, por afro 30 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur.

Megjithqë formalisht askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto rrëmbime dhe vrasje, në shënjestër të ekstremistëve talibanë shpeshherë ishin zyrtarët qeveritarë dhe forcat e sigurisë, por ata janë të njohur edhe për rrëmbimin e civilëve, të cilët i kanë përdorë si pengje.

Në kumtesën e sotme, talibanët e kanë hedhur poshtë përfshirjen në këto rrëmbime.

XS
SM
MD
LG