Ndërlidhjet

Shqipëri: Lider i PD-së përsëri u zgjodh Lulzim Basha


Lulzim Basha

Partia Demokratike në opozitë në Shqipëri e ka rizgjedhur Lulzim Bashën për lider të saj, përkundër humbjes madhore të kësaj partie në zgjedhjet e fundit.

Rezultatet e sotme treguan se Basha, 43 vjeçar, shënoi triumf bindës duke e fituar edhe një mandat katërvjeçar në zgjedhjet partiake të mbajtura dje, raporton agjencia AP nga Tirana.

Partia Demokratike e qendrës së djathtë pësoi disfatë të rëndë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në qershor, duke i fituar vetëm 43 vende të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë me 140 ulëse.

Fituese e zgjedhjeve doli Partia Socualiste e krahut të majtë duke i fituar 74 vende deputetësh.

XS
SM
MD
LG