Ndërlidhjet

Vazhdon luftimi kundër Shtetit Islamik


Pamja nga qyteti Raka
Pamja nga qyteti Raka

Gjenerali i lartë britanik, Rupert Jones, pjesëtar i koalicionit të forcave që mbështeten nga SHBA-ja, për të luftuar ekstremistët e Shtetit Islamik, ka thënë se fitorja ndaj këtij grupi militant në Raka, nuk nënkupton fundin e luftimit të këtij grupi.

Grupi ekstremist, “nuk është mposhtuar me çlirimin e Rakës”, ka thënë Jones, duke theksuar se Shteti Islamik vazhdon të ketë prezencë në Irak edhe pas largimit nga baza e tyre, Mosuli.

“Çlirimi i qyteteve, Raka dhe Mosul, nuk është fundi. Në fakt është vetëm fillimi i procesit”, ka thënë Jones.

“Ne e dimë si koalicion ndërkombëtar, se ka ende punë edhe këtu në Siri”, ka shtuar tutje ai, duke folur në një zonë, 50 kilometra në veri të qytetit Raka.

Militantët e Shtetit Islamik patën pushtuar zona të mëdha të territorit nga forcat qeveritare siriane dhe ajo irakiane, në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG