Ndërlidhjet

Kushner: Nuk kam pasur kontakte të parregullta me rusët


Jared Kushner
Jared Kushner

Jared Kushner, dhëndër i presidentit amerikan, Donald Trump, thotë se nuk ka pasur marrëveshje të fshehtë me asnjë qeveri të jashtme dhe nuk ka pasur “kontakte të parregullta” me rusët, gjatë fushatës presidenciale amerikane dhe periudhës tranzitore.

Zoti Kushner, këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, këto komente i ka bërë sot në deklaratën me shkrim për komitetet e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

“Nuk kam bërë marrëveshje të fshehtë e as që e njof ndokend në fushatë që ka bërë diçka të tillë, me çfarëdo qeverie të jashtme”, thotë Kushner në kumtesën e publikuar, para se të paraqitet në takimet e mbyllura me ligjvënësit amerikanë.

Komitetet e Kongresit po zhvillojnë hetime për dyshimet lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara dhe për çfarëdo marrëveshje të fshehë ndërmjet Rusisë dhe ndihmësve të presidentit, Donald Trump.

XS
SM
MD
LG