Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Azerbajxhanit (DTX) tha se ka arrestuar anëtarë të dyshuar të një grupi ndërkombëtar të hakerëve, të cilët kanë vjedhur miliona dollarë nga bankat.
Në deklaratën e lëshuar sot, DTX tha se grupi i hakerëve dyshohet se ka pirateruar sistemin kompjuterik të një banke në Azerbajxhan dhe se ka vjedhur mbi dy milionë dollarë.
DTX e identifikoi njërin prej të dyshuarve si Danila Konstantinovich Dori dhe tha se është arrestuar në Barcelonë të Spanjës dhe është ekstraduar në Azerbajxhan.
Kombësia e Dorinit nuk u bë e ditur.
DTX nuk i zbuloi emrat e anëtarëve të tjerë të grupit të arrestuar.