Ndërlidhjet

Ymeri: Thaçi nuk është mbret, por president


Visar Ymeri
Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se rregullat kushtetuese në Kosovë janë të qarta lidhur me atë se kujt i takon mandati për formimin e qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje, nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, ka dalë si subjekti politik i dytë me numrin e ulëseve të fituara në Kuvendin e Kosovës. Gjatë një konference për medie, Ymeri ka komentuar situatën rreth dhënies së mandatit subjektit të dytë politik nga presidenti Thaçi, nëse subjekti apo koalicioni fitues, që në këtë rast është koalicioni i partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, nuk arrin t’i sigurojë numrat për formimin e qeverisë së re.

“Së pari, Hashim Thaçi duhet ta kuptojë që ai nuk është mbret në këtë vend. Ai është një president dhe ka një rregull jashtëzakonisht të qartë kushtetues se kujt i takon mandatimi herën e parë dhe herën e dytë. Asnjë kriter shtesë nuk mund ta shtojë Hashim Thaçi, sepse nuk e ka këtë të drejtë kushtetuese. Çfarëdo kërkesa apo kritere shtesë që ai e shton është pengim i drejtpërdrejtë i një procesi demokratik në republikën e Kosovës dhe si i tillë, nuk do të jetë i pranueshëm as për ne e as për qytetarët”, ka thënë Ymeri.

Ndryshe, presidenti Thaçi, pas konsultimeve me partitë politike ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit për datën 3 gusht.

XS
SM
MD
LG