Ndërlidhjet

Volker: Uashingtoni po shqyrton dërgimin e armëve në Ukrainë


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për konfliktin në lindje të Ukrainës, Kurt Volker.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për konfliktin në lindje të Ukrainës, Kurt Volker.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për konfliktin në lindje të Ukrainës, Kurt Volker, i tha Radios Evropa e Lirë se Uashingtoni është duke shqyrtuar dërgimin e armëve për forcat qeveritare të Ukrainës që luftojnë separatistët pro-rusë.

Volker tha se armatosja e tyre mund të ndryshojë qasjen e Moskës në ish-republikën sovjetike.

"Armët mbrojtëse, ato që do t’i mundësonin Ukrainës të mbrojë veten dhe të nxjerrë tanke për shembull, do të ndihmonin për të ndalur kërcënimin e Rusisë ndaj Ukrainës”, tha Volker.

Sipas tij, vendosja e paqes në lindje të Ukrainës kërkon “dialog të ri strategjik me Moskën”.

Volker, ish-ambasador i SHBA-së në NATO, ka vizituar pjesën lindore të Ukrainës më 23 korrik.

Ai është emëruar këtë muaj përfaqësues i posaçëm i Uashingtonit në negociatat për zgjidhjen e konflikt në Ukrainë.

Mbi 10,000 veta janë vrarë qëkur ka shpërthyer konflikti në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG