Ndërlidhjet

Rritet numri i vrasjeve të gazetarëve në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Një vëzhgues i mediave afgane ka thënë se të paktën 10 gazetarë janë vrarë në Afganistan, në gjysmën e parë të vitit 2017, që shënon rritje prej 35 për qind nga viti i kaluar.

Komiteti afgan për Sigurinë e Gazetarëve (AJSC), vëzhgues i pavarur, ka njoftuar përmes një raporti të publikuar sot, se talibanët dhe grupi ekstremist Shteti Islamik janë përgjegjës për shumicën e sulmeve “direke dhe indirekte”, drejt punëtorëve të mediave në Afganistan.

“Në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, janë raportuar 73 raste të dhunës kundër gazetarëve, duke përfshirë 10 raste të vrasjes, më pas 19 raste të rrahjeve dhe 12 të tjera kanë qenë raste me lëndime”, është thënë tutje në raport.

“Grupet kryengritëse i kërcënojnë gazetarët nëpër provinca, të kryejnë autocenzurë, duke raportuar ose çka dëshirojnë ata ose të mbyllin kanalet e tyre”, ka thënë drejtori i Komitetit afgan për Sigurinë e Gazetarëve, Najib Sharifi.

Sipas këtij Komiteti, viti 2016 ka qenë viti më i përgjakshëm për gazetarët në Afganistan, pasi të paktën 13 punëtorë të medias janë vrarë, 10 prej tyre nga talibanët.

XS
SM
MD
LG