Ndërlidhjet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka kritikuar Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions, njëherësh ish aleatin e tij, duke e cilësuar si “shumë të dobët”, pasi sipas tij, Sessions, ka dështuar të hetojë disa të dhëna të publikuara nga Intelegjenca dhe hetime të tjera për ish kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Në një seri të postimeve në Twitter, Trump e ka akuzuar edhe Ukrainën për tentim të “sabotimit” të fushatës së tij, pa ofruar ndonjë të dhënë.

Trump po ashtu ka shfaqur zemërim rreth vendimit të Sessionit, për tërheqje nga hetimet qeveritare rreth ndërhyrjes së supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pak kohë pasi kishte marrë postin.

Javën e kaluar Trump ka thënë se ai nuk do ta emëronte kurrë Sessions në pozitën e Prokurorit të Përgjithshëm, nëse do ta dinte se ai do të tërhiqej nga këto hetime.

“Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, ka marrë pozicion SHUMË të dobët ndaj krimeve të Hillary Clintonit (ku janë emailet dhe serverët DNC)”, ka shkruar Trump në Twitter.

Këto deklarata të presidentit Trump vijnë pas disa raportimeve të Washington Post, e cila duke cituar burime anonime, ka thënë, se Trump dhe këshilltarët e tij kanë diskutuar mundësinë e zëvendësimit të prokurorit Sessions.

XS
SM
MD
LG