Ndërlidhjet

SHBA: Gjyqtari e ka ndalur dëbimin e irakianëve


Një gjyqtar federal në Miçigen të Shteteve të Bashkuara e ka ndalur për kohë të pacaktuar dëbimin e më se 1,400 shtetasve të Irakut, që ishin paraburgosur gjatë fushatës kundër imigrantëve në gjithë Shtetet e Bashkuara, gjatë muajit të kaluar.

Gjyqtari Mark Goldsmith, dje e ka marrë këtë vendim preliminar, pas kërkesës së Bashkësisë Amerikane të Lirive Civile, për këta irakianë, shumica prej të cilëve ishin të krishterë.

Kjo bashkësi ka pretenduar se imigrantët do të ballafaqoheshin me persekutim në Irak për shkak se ata konsiderohen minoritete etnike dhe religjioze në këtë vend, që është i përfshirë nga konflikti.

Ky urdhër gjyqësor do të lejoj që irakianët të mbesin në Shtetet e Bashkuara, deri në arritjen e një vendimi përfundimtar gjyqësor.

Afro 230 prej këtyre irakianëve po mbahen në paraburgim, ndërsa 1,200 të tjerë janë të lirë.

XS
SM
MD
LG