Ndërlidhjet

Rreth 10,000 njerëz të evakuuar nga zjarret në Francë


Flakët pranë qytetit Bormes-les-Mimosas në Francë.
Flakët pranë qytetit Bormes-les-Mimosas në Francë.

Zjarret në juglindje të Francës kanë detyruar rreth 10,000 njerëz të evakuohen.

Qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët pranë qytetit Bormes-les-Mimosas.

Rreth 4,000 hektarë tokë janë djegur përgjatë bregdetit të Mesdheut.

Franca më herët ka kërkuar ndihmën e fqinjëve në Bashkimin Evropian.

“Evakuimi i së paku 10,000 njerëzve ka pasuar përhapjen e zjarreve”, tha një zyrtar i zjarrfikësve për agjencinë AFP.

Së paku 12 zjarrfikës janë plagosur dhe 15 policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit, thanë autoritetet spitalore.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG