Ndërlidhjet

Në Pakistan diskutohet për kryeministrin e ri


Pamje gjatë festimeve pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila udhëroi largimin e Nawaz Sharifit nga zyra.

Në Pakistan, anëtarët e partisë në pushtet, kanë mbajtur një takim për të vendosur se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit, pas dorëheqjes së Nawaz Sharif që mbante këtë pozitë.

Vëllau i Sharifit, Shehbaz, që aktualisht drejton provincën e Punjabit, është konkurrent i fortë për postin e kryeministrit.

Këto takime po mbahen pas dorëheqjes së Sharifit, i cili mori këtë vendim pasi Gjykata Supreme udhëroi largimin e tij nga zyra.

Kjo gjykatë mori këtë vendim duke akuzuar ish kryeministrin për korrupsion pas shpërndarjes së të ashtuquajtuarave Letrat e Panamasë më 2016.

Sharif i ka mohuar akuzat.

Shumë njerëz kanë dalur në rrugët e Islamabadit për të festur vendimin e Gjykatës Supreme, derisa lideri opozitar, Imran Khan, i cili e ka udhëhequr fushatën kundër Sharifit e ka cilësuar vendimin si “fitore të madhe” për Pakistanin.

Mirëpo në bazën e fuqisë së Sharifit, në Lahore, provincë e Punjabit, kanë shpërthyer protestat në mbështetje të kryeministrit duke bllokuar rrugët dhe duke thirrur “ Nuk do ta pranojmë këtë vendim".

Geo TV, ka raportuar se Sharif e ka propozuar vëllaun e tij në postin e kryeministrit gjatë një takimi që është mbajtur me zyrtarë të lartë të partisë, pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Shehbaz Sharif, 65 vjeçar udhëheq Punjabin nga vitit 2008.

Mediat pakistaneze kanë raportuar se Shehbaz e ka prezantuar vendin e tij në disa forume ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB-në.

XS
SM
MD
LG