Ndërlidhjet

Soyuz dërgon astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë


Një polic para anijes kozmike, në prag të nisjes së saj në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë
Një polic para anijes kozmike, në prag të nisjes së saj në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Anije kozmike Soyuz, është nisur nga baza ajrore Bajkonuar e Kazakistanit, drejt një misioni pesë mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Në këtë anije gjenden astronauti nga NASA, Randy Bresnik, astronauti rus, Sergei Ryazansky dhe Paolo Nespoli nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Disa orë më vonë anija ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Të tre astronautët u janë bashkuar një ekipi prej tre personash që tashmë gjenden në këtë stacion.

Për 42 vjeçarin, Ryazansky, ky është misioni i tretë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Laboratori hapësior i këtij stacioni kap shifrën e 100 miliardë dollarëve.

XS
SM
MD
LG