Ndërlidhjet

Sulmuesi i Hamburgut është njohur si islamist


Policia afër vendit ku ka ndodhur sulmi në Hamburg
Policia afër vendit ku ka ndodhur sulmi në Hamburg

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar, pas sulmit me thikë të 28 korrikut, në një market në Hamburg, ka thënë policia gjermane.

Një dëshmitar ka thënë se sulmuesi, një migrant 26 vjeçar, ka thirrur me zë të lartë “Zoti është një", përpara se të ndalohej nga kalimtarët dhe të arrestohej.

Gazeta nga Berlini, Der Tagesspiegel, ka thënë se sulmuesi është i njohur për policinë si islamist.

Agjencia e lajmeve, dpa, ka raportuar se autoritetet e sigurisë janë duke hetuar të dhëna sipas të cilave ka mundësi që sulmuesi të ketë lidhje salafiste.

Ministri i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote, ka konfirmuar se i dyshuari ka qenë i njohur për autoritetet si “islamist”.

“Ai ka qenë i njohur si islamist por jo si xhihadist”, ka thënë Grote.

Ai ka shtuar se ka mundësi që sulmi mund të ketë pasur motive islamiste, mirëpo nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që autori të përballet me probleme psikologjike.

Majori i Hamburgut, Olaf Scholz, u ka thënë gazetarëve se gjatë hetimeve kanë kuptuar se autori i krimit ka qenë kërkues i azilit, mirëpo nuk është dëbuar pasi nuk ka pasur dokumente identifikimi.

Viktima e këtij sulmi është një 50 vjeçar, që besohet të ketë qenë qytetar me shtetësi gjermane.

Të lënduarit e tjerë janë duke u trajtuar në spital, disa prej tyre me lëndime serioze, ka thënë policia.

XS
SM
MD
LG