Ndërlidhjet

BE nis veprim ligjor kundër reformave të drejtësisë në Poloni


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka nisur një veprim ligjor kundër qeverisë së Polonisë rreth ligjit të ri kontravers, i cili mund të minojë pavarësinë e gjykatave në këtë vend.

Sipas BE-së, një ligj i tillë i mundëson partisë në pushtet, Ligji dhe Drejtësia të ketë më shumë ndikim në gjykata.

Komisioni ka thënë sot, përmes një deklaratë se i ka dërguar Varshavës një njoftim zyrtar pas publikimit të ligjit në Poloni.

BE-ja ka nisur çështjen e këtij ligji pasi në të gjenden mosha të ndryshme të penisionimit për gjyqtaret femra kundrejt gjyqtarëve meshkuj, gjë e cila përbën shkelje të ligjeve antidiskriminuese në BE.

“Ligji i ri i lejon ministrit të Drejtësisë të ketë ndikim mbi gjyqtarë në baza individuale, dhe janë të paqarta kriteret e zgjatjes së mandatit të tyre” ka thënë Komisioni Evropian përmes një deklarate.

Në këtë deklaratë thuhet se qeveria e krahut të djathtë ka një muaj kohë të përgjigjet ndaj shqetësimeve të Komisionit.

Nënkryetari i Komisionit, Frans Timmermans, i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm të Polonisë, më 28 korrik, duke i përsëritur ftesën atij dhe ministrit të Drejtësisë për t’u takuar në Bruksel, në mënyrë që të rifillojnë bisedimet.

XS
SM
MD
LG