Ndërlidhjet

PDK thotë se është e gatshme për zgjedhjet lokale


Mbshtetës i PDK-së, 11 qershor 2017

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.


Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se do vazhdojë takimet me çdo qytetar të Kosovës, për të bashkëbiseduar dhe ndërtuar së bashku programin qeverisës në komunat e Kosovës.

“PDK është themeli i shtetësisë sonë, forca e ndryshimit të kombit shqiptar, me rezultate të pamatshme larg nga çdo parti tjetër ekzistuese, garancë sovraniteti, stabiliteti, partneriteti, tolerance dhe zhvillimi të këtij vendi”, ka thënë Veseli.

PDK ka thënë se do të ofrojnë program në pajtim me nevojat e qytetarëve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka caktuar tanimë datën 22 tetor 2017, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në 38 komunat e Kosovës. Ato pritet të prodhojnë kryetarët e rinj të komunave dhe përbërjet e reja të asambleve komunale.

XS
SM
MD
LG