Ndërlidhjet

Sharif cakton vëllain e tij si kryeministër të ardhshëm të Pakistanit


Kryeministri i rrëzuar nga pushteti në Pakistan, Nawaz Sharif
Kryeministri i rrëzuar nga pushteti në Pakistan, Nawaz Sharif

Kryeministri i rrëzuar nga pushteti në Pakistan, Nawaz Sharif, e ka caktuar vëllain e tij Shehbaz, pasues të tij në këtë pozitë dhe ka nominuar ish ministrin e Naftës, Shahid Khaqan Abbasi, si kryeministër të përkohshëm.

“Unë e mbështës Shahbaz Sharif pas meje në pozitën e kryeministrit, mirëpo derisa ai të merr kohën e tij për të konkuruar në zgjedhje, e nominoj për këtë pozitë Shahid Khaqan Abbasi”, ka thënë Sharif në një fjalim para anëtarëve të partisë së tij, i cili është transmetuar në televizion.

Dorëheqja e Nawaz Sharif nga pozita e kryeministrit, erdhi pasi vendimit të Gjykatës Supreme, e cila urdhëroi që Sharif të largohet nga ky post, rreth akuzave për korrupsion, pas shpërndarjes së të ashtuquajturave Letrat e Panamasë më 2016.

Abbasi do të jetë në pozitën e kryeministrit përkohësisht, për të paktën 45 ditë, derisa Shehbaz Sharif, do të dorëhiqet nga pozita e udhëheqësit të Punjabit dhe të garojë në zgjedhjet e parakohshme.

Shehbaz Sharif, 65 vjeçar, e ka udhëhqur Punjabin nga viti 2008.

XS
SM
MD
LG