Ndërlidhjet

Dhjetëra kandidatë për president të Kirgizisë


Mbështetësit e Omurbek Tekebaev

Rreth 59 persona kanë kandiduar për t’u bërë president në Kirgizi.

Prej tyre, 11 janë të nominuar nga partitë politike, derisa 48 të tjerë janë kandidatë të pavarur, ka raportuar Komisioni Zgjedhor në këtë vend.

Tani duhet që secili kandidant të sigurojë rreth 30,000 nënshkrime si mbështetje të kandidaturës së tij/saj, të pagujë si depozitë rreth 14,600 dollarë dhe të kalojë testin e gjuhës kirgize.

Partia opozitare Ata-Meken, e ka propozuar liderin e saj, Omurbek Tekebaev, i cili është duke u gjykuar për akuzat rreth mirëmarrjes.

Propozimi i tij nuk është pranuar nga Komisoni Zgjedhor.

Tekebaev dhe partia e tij thonë se akuzat kundër tij janë të motivuara për ta mbajtur të njëjëtin larg votimit.

Lista zyrtare e kandidatëve të regjistruar për president në këtë vend do të bëhet publike më 10 shtator.

Zgjedhjet mbahen më 15 tetor.

XS
SM
MD
LG