Ndërlidhjet

Hague: Britania duhet ta shpëtojë veten nga Brexiti "fatkeq"


Ish ministri i punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe

Britania është drejt një Brexiti "fatkeq", që mund të shkaktojë çrregullimin më të madh në histori, nëse ministri i Financave, Philip Hammond dështon të arrijë një dalje më të lehtë nga Bashkimi Evropian, ka thënë ish lideri i Partisë Konservative, William Hague.

Që nga ulja e mbështetjes për Theresa May në zgjedhjet e fundit, e ardhmja e Brexitit është vënë në pikëpyetje, edhe për shkak të kushteve të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Kryeministres May i është bërë presion të kontrollojë situatën për një largim të pastër nga BE-ja.

Hague, ish ministër i punëve të Jashtme, ka thënë se ka mundësi që disa prej mbështetësve të Brexitit e kanë nënvlerësuar rrezikun e rënies së ashpër ekonomike me të cilën mund të përballet Britania.

“Ka mundësi të madhe që Brexiti të shkaktojë çrregullimin më të madh në fushën ekonomike, diplomatike dhe ligjore, në historinë moderne të Britanisë së Madhe, me pasoja të panjohura për shtetin, qeverinë por edhe për vet Brexitin, ka shkruar Hague në Daily Telegraph.

Hague, i cili ka qenë mbështetës i idesë për të mbetur në Bashkimin Evropian, e ka përshëndetur qasjen e ministrit Hammod për të gjetur një dalje sa më të lehtë nga BE-ja.

“Procesi i largimit po shihet nga avokatët e vjetër si pozicion “i lehtë”. Mirëpo në realitet ky është plan për të shpëtuar Brexitin nga një fatkeqësi”, ka thënë ndër të tjera Hague.

XS
SM
MD
LG