Ndërlidhjet

Rreth 500 persona gjykohen për puçin e dështuar në Turqi


Disa nga personat që po gjykohen sot në Ankara, rreth tentimeve të dështuara për grushtshtet në korrik të vitit 2016

Rreth 500 persona kanë dalur sot para gjyqit në Turqi, me akuzat për përfshirje në tentimet e dështuara për grushtshtet.

Ky është gjykimi më masiv deri më tash, rreth puçit të dështuar kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Disa nga 485 të dyshuarit përballen me burgim të përjetshëm për krime që përfshijnë vrasje apo tentim për të vrarë Erdoganin.

Sipas qeverisë, organizatorët e grushtshtetit të dështuar, e kanë shfrytëzuar si selinë e tyre, zonën afër bazës ajrore Akinci, në veri të Stambollit.

Kleriku fetar, Fethullah Gulen, të cilin qeveria e akuzon për organizimin e puçit të dështuar, është përmendur si i pandehuri kryesor në këtë rast dhe do të gjykohet në mungesë.

Ai i mohon këto akuza dhe hedh poshtë ndonjë përfshirje në këtë ngjarje.

Ky është vetëm një nga dhjetëra gjykimet që do të mbahen në Turqi rreth tentimeve të dëshuara për grushtshtet, nga të cilat kanë vdekur 250 persona, në korrik të 2016-tës.

XS
SM
MD
LG