Ligjvënësit pakistanezë sot e kanë zgjedhur kryeministrin e ri, Shahid Khaqan Abbasi, për ta zëvendësuar ish-kryeministrin, Nawaz Sharif, i cili është detyruar të paraqes dorëheqje javën e kaluar, për shkak të akuzave për korrupsion.
Partia Lidhja Myslimane-Nawaz e Pakistanit e ka shfrytëzuar shumicën e saj në Asamblenë Kombëtare, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit, për ta zgjedhur kryeministrin e ri, i cili i fitoi 221 vota.
Në Asamblenë Kombëtare janë 342 ulëse.
Para tri ditësh, Nawaz Sharif paraqiti dorëheqje nga posti i kryeministrit të Pakistanit, pasi Gjykata Supreme urdhëroi diskualifikimin e tij për një rast që e ndërlidhte atë dhe familjen e tij me kompani të pasura jashtë Paksitanit, që ishin zbuluar nga të ashtuquajturat Letrat e Panamasë, vitin e kaluar.
Nawaz Sharif e ka hedhur poshtë çfarëdo keqbërjeje.