Ndërlidhjet

Moskë: Tre anëtarë të një bande janë vrarë gjatë ikjes së dështuar nga gjykata


Pamje e ndërtesës së Gjykatës rajonale në Moskë ku sot ka pasur të vrarë dhe të plagosur

Tre anëtarë të një bande, të akuzuar për vrasje nëpër autostradat e Moskës, janë vrarë sot në një gjykatë në kryeqytetin e Rusisë, gjatë asaj që është raportuar se ishte përpjekje e dështuar për të ikur.

Raportohet se të akuzuarit ua kishin marrë armët rojtarëve në ndërtesën e Gjykatës rajonale në Moskë, gjatë procesit të sotëm, dhe i kishin filluar të shtënat.

Tre prej 5 të pandehurve janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Janë vrarë edhe së paku dy oficerë të sigurisë së gjykatës.

Komiteti Investigativ i Rusisë, që është autoriteti më i lartë hetues në Rusi, ka raportuar në faqen e vet në Internet, se dy të pandehurit e plagosur ishin arrestuar derisa përpiqeshin të iknin dhe janë dërguar në spital me “plagë të rënda nga të shtënat”.

Të pandehurit janë të dyshuar se ishin anëtarë të një organizate kriminale, që nga mediat njihen si banda GTA.

Të pandehuirit në këtë rast të profilit të lartë, janë kryesisht shtetas të vendeve të Azisë Qendrore.

Për këtë rast janë hapur hetimet penale.

XS
SM
MD
LG