Ndërlidhjet

Mike Pence arriti në Podgoricë


Mike Pence
Mike Pence

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, sot pasdite ka arritur në Podgoricë, për vizitë dyditëshe, me ç’rast do të takohet me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e Kartës Adriatiku – Shtetet e Bashkuara.

Për këtë vizitë janë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë. Një orë para arritjes së tij në Podgoricë, në aeroportin e këtij qyteti nuk kanë ateruar aeroplanët.

Zotin Pence në aeroportin e Podgoricës e ka pritur kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Për raportimin nga vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Mal të Zi, janë akredituar më se 150 gazetarë.

XS
SM
MD
LG