Ndërlidhjet

Irani i akuzon SHBA-të për shkelje të marrëveshjes atomike


Pamje nga lansimi i një rakete balistike iraniane
Pamje nga lansimi i një rakete balistike iraniane

Në një ankesë në Kombet e Bashkuara, Irani i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkelje të marrëveshjes atomike, që Teherani e ka nënshkruar me fuqitë botërore, pasi Uashingtoni ka imponuar sanksione të reja për shkak të testit raketor balistik iranian dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut, kanë raportuar mbrëmë agjencitë e lajmeve nga Irani.

Departamenti i thesarit i Shteteve të Bashkuara, muajin e kaluar, ka imponuar sanksione kundër gjashtë firmave iraniane për rolin e tyre në zhvillimin e raketave balistike, pasi Teherani ka lansuar raketë me kapacitet të dërgimit në orbitë.

Ali Larijani, kryetar i Parlamentit të Iranit, tha se sanksionet amerikane paraqesin shkelje të marrëveshjes atomike të vitit 2015 dhe Irani e ka dërguar rastin në një komision të Kombeve të Bashkuara, i cili e monitoron respektimin e marrëveshjes, ka raportuar agjencia iraniane e lajmeve, Tahsin.

XS
SM
MD
LG