Ndërlidhjet

Pence: SHBA e mbanë përgjegjëse Rusinë për aksionet e saj


Mike Pence gjatë fjalimit të tij në Podgoricë
Mike Pence gjatë fjalimit të tij në Podgoricë

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, u ka thënë liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbajnë Rusinë “përgjegjëse për aksionet e saj”.

“Rusia vazhdon të synoj rishkrim të kufijve ndërkombëtarë me forcë dhe këtu në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka punuar për destabilizim të rajonit, shkatërrim të demokracisë suaj dhe ndarje nga njëri-tjetri dhe nga pjesa tjetër e Evropës”, tha sot Mike Pence, gjatë fjalimit të tij në samitin Karta e Adriatikut në Podgoricë.

Ai theksoi se “Shtetet e Bashkuara e refuzojnë çfarëdo përpjekjeje të përdorimit të forcës, kërcënimeve, ose keqtrajtimit në këtë rajon dhe jashtë tij” dhe ka shtuar se “Ballkani Perëndimor ka të drejtë të vendos për të ardhmen” e vet.

Në këtë tubim po marrin pjesë edhe shefat e shteteve dhe të qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë.

XS
SM
MD
LG