Ndërlidhjet

Abkazi: Shpërthim në depo të municionit, dhjetëra të lënduar


Pamje të Abkazisë
Pamje të Abkazisë

Dhjetëra njerëz janë lënduar nga një shpërthim që ka depërtuar në një depo të municionit në Abkazi, provincë e shkëputur nga Gjeorgjia, kanë raportuar zyrtarë rusë dhe agjenci të lajmeve.

Ambasada ruse në Abkazi ka thënë se shpërthimi ka tronditur arsenalin ushtrarak në fshatin Primorskoye, afër Detit të Zi.

Rreth 50 persona janë lënduar, prej tyre 27 janë duke u trajtuar në spital.

Ambasada ka thënë se 19 turistë kanë qenë në mesin e të lënduarve.

Abkazia është shkëputur nga Gjergjia në fillim të viteve 1990.

Moska ka fituar kontroll në këtë këtë provincë, si dhe në rajonin e dytë të shkëputur nga Gjeorgjia, Osetinë Jugore, pas një lufte të shkurtër me Gjeorgjinë më 2008.

Rusia i ka njohur të dyja rajonet si të pavaruara dhe ka mijëra trupa ushtarakë në këto pjesë.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence e ka dënuar, atë që e ka quajtur “okupim” të Rusisë në rajon, gjatë një vizite në Tbilisi.

XS
SM
MD
LG