Ndërlidhjet

Rohani rizgjedhet president i Iranit


Presidenti iranian, Hassan Rohani

Hassan Rohani është rizgjedhur president i Iranit.

“Unë e konfirmoj votën dhe të emëroj si president të republikës”, ka thënë lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në një ceremoni në Teheran, ku ishin pjesëmarrës zyrtarë iranianë dhe personalitete të vendet e jashtme.

Rohani, 68 vjeçar, e ka fituar mandatin e dytë gjatë muajit maj.

Ai pritet të kryejë betimin në parlamentin iranian më 5 gusht.

Gjatë komenteve të tij Rohani ka bërë thirrje për unitet.

“Ua zgjas dorën të gjithë atyre që kërkojnë më të mirën për vendin”, ka thënë ai, duke premtuar se do të vazhdojë përpjekjet e tij për të rregulluar marrëdhëniet me botën.

“Nuk do ta pranojmë kurrë izolimin”, ka thënë Rohani.

“Marrëveshja bërthamore është shenjë e vullnetit të mirë të Iranit në skenën ndërkombëtare” , ka thënë ai duke i’u referuar marrëveshjes me fuqitë botërore, përmes së cilës, Iranit i duhet të zvogëlojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

XS
SM
MD
LG