Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Rusia: Kemi krijuar një zonë të sigurtë në Siri


Një ushtar rus duke patrulluar në Homs, Siri

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se është pajtuar me opozitën në Siri për krijimin e zonave të sigurta në veri të qytetit Homs.

Zona e ashtuquajtur e sigurt është e popullur me më shumë se 147,000 persona, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie Igor Konashenkov.

Pjesët veriore të provincës Homs janë gjuajtur me predha nga forcat siriane, ndërsa janë goditur edhe me sulme ajrore nga aeroplanë luftarakë nga Siria dhe Rusia.

Kjo është vetem një prej katër zonave të sigura që janë inicuar nga Rusia.

Sipas Konashenkov, edhe dy zona të tjera në jugperëndim të Sirisë dhe afër Damasakut, “ janë duke u diskutuar me sukses”.

Sipas një plani të Rusisë, Turqisë dhe Iranit, gjatë bisedimeve për paqe në Astana, Kazakistan, zona e katërt e sigurt është planfikuar të jetë në rajonin Idlib.

Mirëpo disa mosmarrëveshje nga Turqia janë duke mbajtur peng një marrëveshje të tillë.

Rusia ka luftuar në krah të forcave të presidentit sirian, President Bashar al-Assa, nga viti 2015.

Iran është duke mbështetur po ashtu Assadin në luftën kundër disa forcave opozitare, shumica e të cilave përkrahen nga Turqia.

Ankara ka inistuar që Assad të largohet nga pozita e udhëheqësit të Sirisë.

Nga lufta në Siri janë vrarë qindra mijëra persona, që nga fillimi i konfliktit më 2011.

Miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG