Ndërlidhjet

Katër ushtarë amerikanë të lënduar nga sulmi në Afganistan


Trupat amerikane duke vlerësuar dëmin pas sulmit afër një konvoji të NATO-s në Afganistan
Trupat amerikane duke vlerësuar dëmin pas sulmit afër një konvoji të NATO-s në Afganistan

Ushtria amerikane në Afganistan ka thënë se katër trupa amerikane janë lënduar gjatë sulmit të djeshëm me makinë bombë në pjesën jugore të vendit, ku kanë vdekur dy shërbyes ushtarakë.

Edhe Pentagoni ka konfirmuar të enjten për dy ushtarët e vrarë gjatë sulmit kundër një konvoji të NATO-s, afër qytetit Kandahar.

Sipas deklaratave të sotme, të lënduarit nuk kanë lëndime të rënda.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në Afganistan janë rreth 13,500 trupa të SHBA-së dhe NATO-s.

Administrata amerikane është në proces të vendosjes nëse do të dërgojë trupa shtesë në këtë vend për të luftuar kundër militantëve talibanë dhe militantëve të tjerë islamistë.

XS
SM
MD
LG